Uncategorized

“Made in Albania”, shkaqet e shkatërrimit të prodhimit vendas

Eksportet shqiptare po kalojnë një periudhë të vështirë. Zhvlerësimi i euros, rritja e kostove të brendshme, si dhe rënia e kërkesës nga jashtë kanë futur në një ngërç prodhimin vendas.

Në vitin që sapo u mbyll, eksportet arritën vlerën e 372.6 miliardë lekëve, me rënie mbi 67 miliardë ose 15.4% kundrejt një viti më parë.

Mangësitë e prodhimit vendas janë ndjerë edhe në tregun e brendshëm, aty ku kërkesat e konsumatorëve po plotësohen me mallra importi.

Lexo më shumë  Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

Vlera e produkteve të siguruara nga jashtë arriti në vitin 2024 në mbi 894 miliardë lekë, me rritje 21.7 miliardë ose 2.5% më shumë se një vit më parë.

Një situatë e tillë e përkeqësuar ka çuar në nivele rekord deficitin tregtar të vendit.

Ky tregues arriti në fund të vitit të kaluar në 521.7 miliardë lekë ose rreth 5.2 miliardë euro, niveli më i lartë që kur mbahen të dhënat zyrtare, duke përfshirë vitet e tranzicionit, por edhe para kësaj periudhe.

Lexo më shumë  Propaganda kapitullon para kritikave/ Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Këto shifra tregojnë qartë sesi po rrënohet prodhimi vendas dhe marka “Made in Albania”, të cilën iu deshën mëse tre dekada të ngrihej.  (A2 Televizion)
Rruga Press

YouTube player