Shëndetësi

Mjekët amerikanë: Buzët, lëkura dhe thonjtë gri shenjë paralajmëruese e Covid-19

SHBA – Mjekët amerikanë kanë dalë në një tjetër përfundim përsa i përket shenjave të trupit, që tregojnë se mund të jeni prekur nga Covid-19 ose njëri nga mutacionet e tij.

Sipas tyre, buzët, lëkura dhe thonjtë gri mund të jenë një “shenjë paralajmëruese emergjente” e infektimit me Covid. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) e rendit zbardhjen e këtyre pjesëve të trupit si një tregues se dikush duhet të kërkojë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

CDC njeh më shumë se 11 simptoma të covid duke përfshirë dhimbjen e kokës, dhimbjen e fytit dhe të përzierat si simptoma të mundshme të koronavirusit dhe rendit dhjetëra të tjera si shenja të mundshme. Por mjekët pranojnë vetëm 3 simptoma si shenja paralajmëruese të Covid, të cilat janë ethet, kolla e vazhdueshme dhe humbja e nuhatjes dhe shijes.

Urgjenca mjekësore nuk i konsideron ende buzët, lëkurën ose thonjtë gri si një shenjë paralajmëruese të virusit që kërkon kujdes urgjent mjekësor. Lëkura dhe buzët gri, të quajtura mjekësisht cianozë, janë shenja paralajmëruese se ka shumë pak oksigjen në gjak ose qarkullim të dobët të gjakut. Kjo mund të lidhet me probleme serioze duke përfshirë astmën, pneumoninë ose sëmundjet e zemrës.

Ka të ngjarë që kjo simptomë të shfaqet vetëm në fazat e mëvonshme të një infeksioni Covid. Thonjtë gri mund të jenë një shenjë paralajmëruese e mungesës së hekurit, gjë që sugjeron se organet vitale në trup mund të kenë vështirësi për të marrë oksigjen të mjaftueshëm.

Por kjo mund të shkaktohet edhe nga lëndimet, pirja e rregullt e duhanit, një infeksion mykotik ose duart që ndodhen shpesh në ujë ose produkte pastrimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *