Lajme

Apeli anulon vendimin për vazhdimin e paraburgimit ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Gjykata e Apelit ka vendosur që ta anulojë vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për mediat në Kosovë e ka konfirmuar avokati i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga.

Sipas tij, Apeli ka aprovuar ankesën e tij dhe tash pritet që Themelorja të marr vendim tjetër.

Lexo më shumë  Haxhiu kërkon hetim të plotë për vrasjen Arlinda Zekajt

Ibrahimaga tha se shpreson që Gjykata Themelore do të nxjerr vendim lirues nga paraburgimi për klientin e tij, Nagip Krasniqin.

“Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën time, dhe e ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore për vazhdimin e paraburgimit të Nagip Krasniqit. Tash Gjykata Themelore duhet të vendosë prapë, pasi Gjykata e Apelit ia ka dhënë arsyetimin se pse ai vendim nuk është i bazuar. Po shpresojmë që Gjykata Themelore së shpejti do të nxjerrë vendim lirues nga paraburgimi ndaj Nagip Krasniqit”, tha Ibrahimaga.

Lexo më shumë  Qeveria Rama e paaftë të shpenzojë 756 mln euro për 9-mujorin, por rrit taksat me 150 mln euro

Rruga Press

YouTube player