Bota

Anulohen të gjitha fluturimet, Zvicra mbyll hapësirën ajrore!

Hapësira ajrore e Zvicrës u mbyll të mërkurën pasi një defekt kompjuterik me sistemin e kontrollit të trafikut ajror ndaloi fluturimet në aeroportet kryesore të vendit, thanë zyrtarët.

“Hapësira ajrore zvicerane është e mbyllur për trafikun për arsye sigurie pas dështimit të kompjuterit me Skyguide, shërbimin zviceran të kontrollit të trafikut ajror”, tha Skyguide në një deklaratë.Mb

Ata nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me problemet e kompjuterit, por kërkuan ndjesë për incidentin dhe pasojat e tij për klientët, partnerët dhe pasagjerët e aeroporteve të Gjenevës dhe Cyrihut dhe shtuan se po punojnë pa masë për të gjetur një zgjidhje.

Lexo më shumë  Rritet në 34.488 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Më herët, aeroporti i Gjenevës lajmëroi se po ndalonte të gjitha fluturimet e tij deri në orën 11 të mëngjesit për shkak të dështimit të kompjuterit.

Agjencia zvicerane e lajmeve ATS-Keystone tha se fluturimet ndërkombëtare për në Zvicër po ridrejtoheshin drejt Milanos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *