Sport

“Ankand” për Armando Brojën, zbulohen tre klubet angleze që e duan

Armando Broja nuk kërkohet vetëm nga West Ham dhe Southampton që aktualisht e ka në ekip. Janë edhe tre klube të tjera që janë vënë pas tij.

Në Angli raportojnë se për sulmuesin e Shqipërisë janë futur në garë edhe Everton, Wolves dhe Leeds United.

Chelsea kërkon më shumë se 20 milion sterlina dhe deri më tani është raportuar se Southampton është gati të ofrojë 25 milion.

Londinezët normalisht presin ofertat zyrtare, në mënyrë që të marrin edhe një vendim për sulmuesin, i cili ka shënuar pesë gola në Premier League deri tani.

Rruga Press

YouTube player