Lajme

Anija ushtarake italiane ankorohet në Durrës, solli furnizim për KFOR-in në Kosovë

Mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit është akostuar anija logjistike luftarake “San Marco (L 9893)”.

Anija italiane bëri shkarkimin në port të materialeve ushtarake për KFOR-in në Kosovë.

“San Marco” është anija e dytë e marinës Italiane dhe bën pjesë në treshen e klasit San Giorgio, e pajisur me aeroplanmbajtëse.

Anija ka një gjatësi prej 136 m, zhytje deri në 6,5 m dhe gjerësi 26m.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Klasi San Giorgio i Marinës Italiane, i njohur ndryshe edhe si klasi Santi (pasi tre njësitë që e përbëjnë mbajnë emrat e tre shenjtorëve), përbëhet nga tre anije luftarake amfibe të tipit zbarkuese(LPD): “San Giorgio”, “San Marco” dhe e fundit, me një dizajn paksa më të ndryshëm, “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Anija pritet të largohet nga porti i Durrësit ditën e mërkurë.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *