Bota

Anija ruse me grurë të vjedhur në Ukrainë shihet në Siri

Një anije ruse që dyshohet se transportonte grurë të vjedhur në Ukrainë, është parë në portin sirian të Latakias, raportoi Sky News të enjten.

Anija “Matros Pozynich”, u largua ditë më parë nga “të paktën dy porte ukrainase”.

Mësohet se anija po transportonte rreth 30.000 ton grurë ukrainas, që do të ishte një nga eksportet më të mëdha të Ukrainës njëherësh.

Lexo më shumë  Kryeminstri kanadez Trudo i përgjigjet Trumpit me tarifën 25% dhe e akuzon se po flirton me Putinin

Kievi ka pretenduar vazhdimisht se Rusia ka vjedhur “disa qindra mijëra tonë” drithëra nga pjesët e pushtuara të Ukrainës.

CNN-i raportoi më herët se anija ishte ankoruar në brigjet e Krimesë, përpara se të shkonte në portin egjiptian të Aleksandrisë – ku u kthye.

Më pas u zhvendos në kryeqytetin libanez Bejrut, por u kthye përsëri.

“Matros Pozynich” mendohet të jetë një nga tri anijet që transportojnë grurë të vjedhur nga Ukraina.

Lexo më shumë  Gazetari serb Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Në vitin 2021, Ukraina ishte eksportuesja e gjashtë më e madhe në botë e grurit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *