Bota

G7-a do të diskutojë se si t’i jepet fund bllokadës së grurit ukrainas

G7-a do të diskutojë se si të lehtësohet bllokada e grurit ukrainas, për të lejuar eksportimin e tij në mbarë botën, shkruan Sky News të enjten.

Mësohet se aktualisht janë 25 milionë tonë drithëra të bllokuar në portin ukrainas të Odesës.

Ukraina pretendon se edhe 400.000 tonë drithëra janë vjedhur nga trupat ruse në rajonet e pushtuara.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka thënë se kjo do të thotë “ushqim për miliona njerëz në botë që nevojitet në mënyrë urgjente, mbi të gjitha në vendet afrikane dhe në Lindjen e Mesme”.

Lexo më shumë  Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Lufta në Ukrainë ka bërë që çmimet globale për drithërat, vajrat e gatimit, karburantet dhe plehrat të rriten vazhdimisht, derisa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se rritja e çmimeve do të përkeqësojë krizën ushqimore në Afrikë.

Në vitin 2021, Ukraina ishte eksportuesja e gjashtë më i madhe në botë e grurit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *