Bota

Anëtarësimin e Finlandës në NATO, Kremlini e quan një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”

Kremlini ka thënë se e konsideron lëvizjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n një kërcënim për Rusinë – dhe se sipas Rusisë, zgjerimi i aleancës ushtarake nuk do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë apo në pjesën tjetër të botës.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO, Rusia thotë se “është e përgatitur të japë përgjigjen më vendimtare për çdo palë që përpiqet të përfshihet në Ukrainë dhe të pengojë operacionin special ushtarak”.

Lexo më shumë  Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Në këtë kontekst, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vlerëson se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Megjithatë, ai i përshkroi veprimet e Finlandës si për të ardhur keq dhe “padyshim” një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”.

Rusia ka paralajmëruar më parë për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të anëtarësohen në NATO.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se Rusia ka nisur një sulm me raketa balistike ndërkontinentale

Ndryshe, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, si dhe kryeministrja Sanna Marin thanë këtë mëngjes se vendi i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *