Bota

Qëndrimi për luftën, Blinken niset drejt Europës për t’u takuar me ministrat e NATO-s

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se kryediplomati i Joe Biden, Antony Blinken do të udhëtojë në Europë të shtunën për t’u takuar me ministrat e jashtëm të NATO-s, shkruan The Guardian.

“Më 14 maj, Blinken do të udhëtojë në Berlin për të marrë pjesë në një takim jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, ku aleatët dhe partnerët do të diskutojnë përgjigjen e tyre të unifikuar ndaj luftës brutale të vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe Samitit të ardhshëm të Liderëve në Madrid,” thuhet në deklaratë.

Lexo më shumë  Stoltenberg: Kina duhet të ndalojë së mbështeturi Rusinë nëse kërkon lidhje të mira me Perëndimin

Të nesërmen ai do të takohet me krerët e BE-së në Paris, së bashku me përfaqësuesen e tregtisë së SHBA-së Katherine Tai dhe sekretaren e tregtisë, Gina Raimondo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *