Lajme

I dërguari gjerman për Ballkanin sot në Kosovë, pritet të takohet me Gërvallën

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot pritet të vijë për vizitë zyrtare në Kosovë.

I dërguari i kancelarit gjerman, Olaf Scholz, do të takohet me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Kjo është vizita e parë e emisarit Sarrazin në Kosovë, që nga emërimi i tij në këtë pozitë në shkurt të këtij viti.

Lexo më shumë  Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen

Ditë më parë, ai ishte për vizitë zyrtare edhe në Serbi, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në takim, siç njoftoi presidenca serbe, është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

“Duke folur për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bashkëbiseduesit u pajtuan se bisedimet janë  mënyra e vetme e drejtë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme”, thuhej në njoftim.

Lexo më shumë  LDK-ja nuk e përkrah ndryshimin e Ligjit për Specialen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *