Lajme

Andrey Nikolaevich Antonov është zyrtari rus i UNMIK-ut i shpallur non-grata nga Kosova

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka bërë të ditur se me kërkesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë.

Telegrafi merr vesh se ky zyrtar është Andrey Nikolaevich Antonov.

Gërvalla tha se për shkak të veprimtarisë, ky zyrtar e ka cenuar sigurinë kombëtare të Kosovës.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në postimin e Gërvallës.

Lexo më shumë  Fillon edicioni i 23-të i panairit ndërkombëtar “EXPOKOS”, Kurti: Panairet si ky janë të rëndësishëm për të njohur inovacionet në biznes

Tutje, Gërvalla shkruan se “Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së”.

Ndryshe, në rreth dy muaj më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se janë shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

Lexo më shumë  Elshani: S’përjashtojmë asnjë incident në veri, Banjska e ka ndryshuar situatën

Osmani në një postim në Facebook bën të ditur se kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona non grata dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *