KryesoreOpinion/Aktualitet

Analizë/ BDI nga agjenda në agjendë, sa herë i dështon njëra shpikë një tjetër

Gjatë periudhës gati dy dekadëshe të qeverisjes Bashkimi Demokratik për Integrim ka plasuar agjenda të ndryshme që sipas saj janë në interes të qytetarëve të vendit e veçanërisht të shqiptarëve, por që fatkeqësisht të gjitha kanë dështuar, por kjo nuk i ka “dëshpëruar” ata, pasi Integristët menjëherë kanë gjetur një agjendë të re, por që edhe ajo ka pësuar fatin e atyre të më parshmëve.

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e cila ka qëndruar më gjatë në pushtet në tërë historinë e pluralizmit politik të Maqedonisë së Veriut, pasi që nga themelimi i saj ajo ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, si asnjë parti tjetër më parë, shkruan Zhurnal.

Themelet e BDI-së janë në luftën e vitit 2001, pra për dallimm nga partitë tjera që kanë egzistuar apo edhe që egzisotjnë në vendin tonë, e duke qenë me një të kaluar të tillë, ajo ka pasur një simpati dhe përkrahje tek shqiptarët, që ka qenë edhe shkaku që ata kanë qëndruar kaq gjatë në pushtet.

Fatkeqësisht BDI, nuk u’a ka kthyer me punë dhe projekte mbështetjen dhe respektin e madh që ajo ka gëzuar tek shqiptarët, por përkundrazi ajo ka dështuar në shumicën e agjendave që ka proklamuar, por që çdo dështim janë munduar që ta mbulojnë me një angjendë tjetër, e cila ka pësuar fatin e atre të më hershmëve, shkruan Zhurnal.

Duke qënë se BDI ka ardhur nga lufta, ajo si agjendë të parë dhe më të rëndësishme kishte zgjidhjen e statusit juridik për ish-ushtarëte UÇK-së, dëshmorët dhe familjarët e tyre. Kjo ishte një agjendë e cila ishte trumpetuar dhe prezentuar me aq pompozitet në opinionin publik, e që të njejtit ishin zotuar se zgjidhja e saj ishte një prioritet apsolut, pasi ata u’a kishin borxh sakrificës së kësaj kategrie për të gjitha të drejta dhe lirit që sot gëzojnë shqiptarët. Duke qenë se ishte edhe mandati i parë i saj në pushtetin egzekutiv, një gjë e tillë u prit me shumë eufori dhe shpresë nga qytetarët shqiptarë, e posaçërisht nga kjo kategori, pasi në këtë mënyrë ata do të merrnin një mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre. Fatkeqësisht edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i konfliktit të vitit 2001, statusi i tyre vazhdon që të jetë i pa zgjidhur, e këtë gjë e bënë edhe më të rëndë fakti se gjatë gjithë kësaj kohe në pushtet ka qenë partia e cila bazën dhe themelin e saj e ka në këtë luftë.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Një fakt që e rëndon edhe më shumë dështimin e BDI-së është se gjatë kohës që ajo ka qenë në pushtet është zgjidhur çështja juridike e BRAITELLAVE, të cilët gjatë konfliktit kanë luftuar në anën e shtetit të Maqedonisë së Veriut. Zgjidhja e statusit të tyre dhe lënia menjëanë e çështjes së UÇK-së është një dhimbje e dyfishtë për familjarët që kanë humbur më të afërmit e tyre, e ajo që e bënë edhe më tragjike është se kjo është bërë me miratimin e partisë së UÇK-së.

Pasi dështoi të impononte apo edhe implementonte këtë agjendë, BDI u kujdes që në opinion të plasonte një tjetër e cila në dukje konisedohej më e thjeshtë për tu zbatuar se agjenda e parë, por që ky do të ishte një konstatim i gabueshëm dhe i parakohshëm. Ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjore që imponoi konflikti i 2001 kushtëzonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve nëpër institucione me 25 %. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 21 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohërit e cila obligonte dhe garantonte këtë nivel përfaqësimi, ajo në praktik ende nuk është arritu, ndonëse në pushtet që nga ajo kohë është partia e cila kishte dalur nga ky konflikt.

Është situatë tragjiko-komike të shohësh se edhe pas 2 dekadave ende egzistojnë institucione në Maqedoninë e Veriut të cilat nuk kanë asnjë të punësuar shqiptarë, e ndërsa në nivel të përgjithshëm përfaqësimi sillet nga 17 deri në 20 %, që është shumë larg nga ai i 25 %. Kjo është agjenda e rradhës në të cilën BDI dështoi përsëri, por që ajo nuk shqetësohet shumë, pasi ka aftësi të jashtëzakonshme për të prodhuar agjenda, por jo edhe për ti realizuar ato.

Agjenda e rradhësh ishte premtimi për 2 miliard euro investime në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zonat e banuara nga shqiptarët, me qëllim zhvillimin e tyre si në aspektin infrastrukturor edhe në atë ekonomik. Kjo ishte një agjendë e cila u mirëprit shumë mirë nga opinioni publik, pasi diskriminimi në investimet kapitale dhe zhvillimin ekonomik në rajonet e banuara me shqiptarë ishte evidente, e me investimi e ri besohej se kjo gjendje do të merrte fund dhe do të kishim një zhvillim të përgjitshëm si pjesët tjera të territorit të vendit. Për “çudi” edhe kjo agjend dështoi dhe shqiptarët kurr nuk panë një investim të tillë, e që fatkeqësisht diskriminimi në investimet kapitale vazhdon që të jetë prezent në vendin tonë, ku zonat e banuar me shqiptar kanë nevojën për infrastrukturës bazë, pasi ata nuk e kanë atë,e që gjatë tërë kësaj kohe BDI ka qenë në qeverisje shkruan Zhurnal.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Përsëri BDI ka një as nën mënge, dhe nxjerr në skenën teatrale të agjendave të saj, tani një premtime dhe më megaloman, pasi për çudi dështimet në vend se ta konsumojnë asaj i japin kurajo që të guxojë dhe të synoj çdo herë e më lartë, e tani ishe rradha e shfaqjes së Kryeministrit të Parë Shqiptar. Gjithë fushata elektroale e Bashkimit Demokratik për Integrim ishte bazuar në këtë pikë, e cila trumpetonte me të madhe se kusht i vetëm për krijimin e shumicës së re parlamentare do të jetë kryeministri i parë shqiptar, e cila sipas tyre është e pa negociueshme. Fatkeqësisht negociatat për formimine qeverisë së re kaluan aq lehtësisht pasi kjo çështe jo që nuk u diskutua por as që u përmend nga BDI. Edhe agjenda folkloriko-nacionalist përfundoi si agjendat e tjera, pra si konsum politik dhe jo si agjendë dhe platformë e vertetë politike.

Kalimi nga KUQ e Zi në të GJELBËRT ishte ndoshta një nga ndryshimet dhe guximet më të mëdha në skenën politike jo vetëm vendore, por edhe ndërkombëtare, përmasat e së cilës do të duhet që të studioheshin nga studiuesit e shkencave politike dhe sociologjike. Duket se ky kapërcim se nuk i solli aspak benifite BDI-së, dhe ajo u rikthye përsëri në strofullën e nacionalizmit, ku ata tani premtojnë President Shqiptar në zgjedhjet e ardhshme, e gjithë kjo pasi agjenda “JESHIL” po del të jetë një dështim total, shkruan Zhurnal.

Historia politike e Bashkimit Demokratik për Integrim na ka treguar se ata kanë një aftësi “mbinatyrore” për të krijuar dhe shpikur agjenda, por që të gjithë kanë dështuar që të materializohen në praktikë, por edhe përkundër kësaj Integristët nuk kanë ngurruar që të kërcejnë prej agjendës në agjendë të cilën po e bëjnë edhe tani.///Zhurnal.mk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *