Bota

Ana e errët e tokës së bardhë

Pushtimi rus i Ukrainës i dha fund një epoke tensioni dhe bashkëpunimi të dobët pas Luftës së Ftohtë, duke nxjerrë në pah se sa e vështirë është për shtetet të monitorojnë ujërat e tyre, veçanërisht në Arktik. Gjatë viteve të fundit, aleatët e NATO-s dhe Rusia kanë shtuar stërvitjet ushtarake në rajon. Luftanijet kineze dhe ruse kryen një stërvitje të përbashkët në Detin Bering në shtator, ndërsa Norvegjia ngriti nivelin e gatishmërisë ushtarake në tetor.

Sipas ekspertëve, Perëndimit do t’i duheshin të paktën 10 vjet për të arritur ushtrinë ruse në Arktik, nëse do të vendoste ta bënte këtë. “Arktiku është aktualisht një zonë e errët në hartë. Është kaq e gjerë dhe me pak burime të mbikëqyrjes civile”, thotë Ketil Olsen, ish-përfaqësues ushtarak i Norvegjisë në NATO dhe Bashkimin Evropian. Në të njëjtën kohë, temperaturat në rritje po krijojnë probleme për një pjesë të infrastrukturës ushtarake amerikane të ndërtuar mbi themele të përhershme të ngrira, të cilat tani po shkrihen. 

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Në korrik, presidenti Vladimir Putin nisi një strategji të re detare duke u zotuar se do të mbronte ujërat e Arktikut “me çdo mjet”. Rusia zakonisht teston parandalimin e saj bërthamor në Arktik në vjeshtë. Këtë vit, kjo ndodhi më 19 shkurt, pesë ditë para pushtimit të Ukrainës. Sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), bazat e Rusisë brenda Rrethit Arktik tejkalojnë ato të NATO-s me rreth një të tretën. Rusia ka 11 nëndetëse të afta të lëshojnë armë bërthamore me rreze të gjatë, tetë prej tyre në Arktik. NATO ka 22 mes Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Gjithashtu, flota ruse e akullthyesve është shumë më e madhe se ajo e kombeve të tjera. Të dhënat zyrtare tregojnë se ka shtatë akullthyeseve me energji bërthamore dhe rreth 30 me naftë. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë secila dy akullthyese me naftë në funksion.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë
Numri i akullthyeseve

Për dekada të tëra, aleatët e NATO-s qëndruan në besimin se konfliktet me Rusinë nuk do të nisnin ndonjëherë, ndaj buxheti i përgjithshëm i mbrojtjes dhe investimet në pajisjet ushtarake, shpesh konsideroheshin të tepërta. Sot, NATO dhe aleatët e Arktikut po ndryshojnë qëndrimin e tyre, duke rritur ndjeshëm shpenzimet dhe forcat ushtarake.

– Zona të tëra në Arktik janë të arritshme vetëm gjatë muajve të verës, kur akulli shkrihet, duke hapur mundësi e rrugë të reja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *