Bota

Amerikanët shpejtojnë të vaksinohen përballë përhapjes së koronavirusit

Një numër më i madh amerikanësh po vaksinohen kundër COVID-19, megjithatë virusi vazhdon të përhapet.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të enjten se në Shtetet e Bashkuara janë bërë 365 milionë e 767 mijë e 674 doza të vaksinës kundër COVID-19. Po sipas këtij institucioni, 202 milionë e 961 mijë e 676 vetë kanë bërë të paktën një dozë dhe 172 milionë e 171 mijë e 9 persona janë plotësisht të imunizuar.

Të dhënat e grumbulluara deri të enjten treguan se 61.1% e popullsisë kishte bërë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 51.9% janë të vaksinuar plotësisht; 71.5% e banorëve të Shteteve të Bashkuara nga 12 vjeç e sipër kanë bërë të paktën një dozë, ndërsa 60.7% janë plotësisht të vaksinuar. Midis të rriturve 18 vjeç e sipër, 73.5% kishin bërë një dozë, ndërsa 62.8% janë plotësisht të imunizuar.

Lexo më shumë  Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Në SHBA, personat mbi 65 vjeç përfaqësojnë grupmoshën me ritmet më të larta të vaksinimit, ku 91.7% kanë bërë të paktën një doze, ndërsa 81.4% janë plotësisht të vaksinuar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftojnë se në total në mbarë vendin janë shpërndarë 434 milionë 582 mijë e 185 doza.

Megjithë këto ritme vaksinimi, disa shtete amerikane po raportojnë shifra rekord të numrit të pacientëve me COVID-19 në spitale krahasuar me çdo periudhë tjetër gjatë pandemisë. Teksasi dhe Kentaki i shtohen shteteve me ritme problematike të përhapjes së infeksionit.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Arkansasi, Florida, Luiziana, Havai, Misisipi dhe Oregoni kanë raportuar shifra rekord të pacientëve të shtruar në spitale për shkak të COVID-19./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *