Amerika Latine në prag të një lufte, Brazili dërgon trupa në kufirin me Venezuelën
Brazili ka njoftuar se është duke vendosur trupa përgjatë kufirit të saj me Venezuelën, pasi qeveria venezueliane njoftoi planet për të inkorporuar një zonë të kontrolluar nga Guajana në territorin e saj.
Siç raporton BBC, rajoni i pasur me naftë Essequibo ishte pjesë e një mosmarrëveshje që nga shekulli i 19-të, kur Guajana ishte një koloni britanike, transmeton Telegrafi.
Venezuela ka rishfaqur pretendimet e saj për këtë vend, pasi rezervat e naftës dhe gazit në det u zbuluan disa vjet më parë.
Tensionet janë rritur që nga referendumi i së dielës në Venezuelë. Më shumë se 95 për qind e votuesve thuhet se kanë mbështetur pretendimin e qeverisë për Essequibon.
Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolás Maduro, që atëherë i ka kërkuar kompanisë shtetërore të naftës të lëshojë licencat shpimit dhe nxjerrjes së naftës dhe gazit atje, dhe ka propozuar që Asambleja Kombëtare të miratojë një projektligj për ta bërë zonën pjesë të Venezuelës.
E këto masa të ndërmarra nga shqetësimi që ka prekur tërë këtë rajon. E Guajana ka urdhëruar që trupat e saj të jenë në gatishmëri të lartë, kurse ushtria braziliane ka thënë se po dërgon më shumë ushtarë në qytetin kufitar të Boa Vista, kryeqyteti i shtetit Roraima, duke dërguar gjithashtu më shumë automjete të blinduara.
Megjithatë çdo inkursion ushtarak nga Venezuela do të jetë sfidues në aspektin logjistik, sepse ushtarët venezuelanë do të duhej të kalonin nëpër territorin brazilian nëse hyjnë në Essequibo, për shkak të terrenit sfidues në zona tjera.
Sipas agjencisë së lajmeve AFP, ushtria braziliane ka thënë se po përforcon praninë e saj në rajon si pjesë e përpjekjeve për të “garantuar paprekshmërinë e territorit”.
Rruga Press