Bota

Kundër negociatave të Ukrainës me BE, Zelensky kërkon takim me kryeministrin hungarez: Kievi në union, hap kyç për ne

Në një kohë kur Hungaria është shprehur kundër negociatave të Ukrainës me BE-në, Presidenti ukrainas, Zelenskyy ka kërkuar takim me kryeministrin hungarez Orban.

Kievi dëshiron që të organizojë një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderit hungarez, Viktor Orban.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak tha se kishte folur me ministrin e Jashtëm hungarez Peter Szijjarto për të mbajtur një takim të mundshëm midis Zelenskyt dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban pasi ky i fundit dhe partia e tij kundërshtuan fillimin e bisedimeve të pranimit në BE.

Miratimi unanim në samitin e BE-së të javës së ardhshme nevojitet për të vazhduar me negociatat e pranimit për Ukrainën dhe Moldavinë, siç rekomandohet nga Komisioni Evropian. Kievi e sheh anëtarësimin në unionin evropian si një hap kyç, 21 muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, drejt afrimit me Perëndimin.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme
YouTube player