Bota

Ambasadorja e Norvegjisë në Jordani jep dorëheqjen për shkak të përfshirjes në skandalin Epstein

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë njoftoi sot se ambasadorja e vendit në Jordani dhe Irak, Mona Jull jep dorëheqjen për shkak dokumenteve të publikuara dhe lidhjet që kanë rezultuar në dosjen e  Jeffrey Epstein.

“Kontakti i Mona Jul me autorin e dënuar për krime seksuale, Epstein, tregoi një mangësi serioze në gjykim. Rasti e bën të vështirë rivendosjen e besimit që kërkon ky rol”, tha në një deklaratë Ministri i Jashtëm Norvegjez, Espen Bart Ejde, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Ukraina rifiton kontroll në zona të vijës së frontit në juglindje dhe lindje

Ministria norvegjeze këtë javë pezulloi Jul nga pozicioni i saj si ambasadore në Jordani dhe Irak në pritje të një hetimi të brendshëm mbi lidhjet e saj me Epstein, të zbuluara në një sërë dokumentesh të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Rruga Press

YouTube player