Bota

Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Shfaqja e Bad Bunny gjatë pushimit të Super Bowl 2026 solli një përzierje të jashtëzakonshme të yjeve të famshëm në skenë.

Lady Gaga, Jessica Alba, Pedro Pascal, Karol G, Young Miko, David Grutman, Cardi B, Alix Earle dhe Ricky Martin u bashkuan me artistin portorikan 31-vjeçar, duke sjellë një performancë plot energji dhe ngjyra.

Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, hapi shfaqjen me hitin “Tití Me Preguntó” në stadiumin Levi’s në Santa Clara, përpara se Seattle Seahawks të mposhtnin New England Patriots me 29-13, shkruan DailyMail.

Ai vazhdoi me “Yo Perreo Sola”, ku Cardi B u bashkua duke kërcyer përkrah Albës, Karol G-së, Pedro Pascal dhe Alix Earle.

Lexo më shumë  Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqe

Lady Gaga hyri më pas fuqishëm për të kënduar “Die With A Smile”, me një interpretim të mbushur me salsa, të shoqëruar nga bongo, maraka dhe brirë.

Ajo mbante një fustan elegant blu, të frymëzuar nga flamuri i Porto Rikos dhe lulja kombëtare Flor de Maga.

Në skenë u shfaqën gjithashtu reperi Young Miko dhe biznesmeni David Grutman, ndërsa Ricky Martin këndoi hitin “Lo Que Le Pasó a Hawai’i”.

Lexo më shumë  Rumania ndal reaktorin e dytë të centralit bërthamor për shkak të nivelit të ulët të Danubit

Rruga Press

YouTube player