Lajme

Ambasadorja amerikane për aksidentin në Bullgari: Ngushëllime familjeve që humbën të dashurit e tyre

Ambasadorja e SHBA-së në vend Kejt Meri Burns shprehu ngushëllimet e saj për viktimat e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë vonë në Bullgari.

“Në emër të Ambasadës Amerikane, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre dhe mbështetjen tonë për të lënduarit, si dhe për ata që u thyen zemra kur morën vesh për këtë ngjarje tragjike.

Lexo më shumë  Nga ora 20:30 seanca për zgjedhje të presidentit, Feride Rushiti e Hatixhe Hoxha kandidate

“Mendimet tona janë me ju në këto kohë të vështira”, shkroi ambasadori Burns në Twitter.

Në të njëjtën kohë edhe Ambasada Amerikane në Sofje shprehu ngushëllimet e saj për familjet e viktimave.

“Ne në Ambasadën Amerikane e morëm me pikëllim lajmin për aksidentin e autobusit në afërsi të fshatit Bosnek. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre dhe shpresojmë për një shërim të shpejtë të të lënduarve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Sofje.

Lexo më shumë  Bujqësia në Shqipëri “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *