KryesoreLajme

Ambasadori ukrainas në Beograd: “Prishtina na mbështet përzemërsisht, qytetarët po na pyesin pse s’po e njihni Kosovën”

“Prishtina po na mbështet përzemërisht”, tha ambasadori ukrainas në Beograd, Volodymyr Tollkaç.

“Qytetarët në Ukrainë po na pyesin pse Kievi s’e njeh pavarësinë e Kosovës kur Prishtina po na mbështet përzmerësisht. Ne po e kemi të vështirë t’ua shpjegojmë”.

Kështu i tha portalit vojvodinas “Autonomija”, ambasadori ukrainas, teksa shpjegoi edhe se si Rusia në Ballkanin Perëndimor shfrytëzon problemet e pazgjidhura, korrupsionin, blerjen e mediave, shantazhin përmes energjisë, shpalosjen e informacioneve komprometuese për politikanë, si dhe manipulimin me konceptet si “vëllazëria sllave”.

Lexo më shumë  Pas Zveçanit, Policia gjen armë, municion dhe eksploziv edhe në Zubin Potok

Kosova ka qenë mbase më vokalja në rajon në dënimin e agresionit rus në Ukrainë që nga 24 shkurti dhe e para në bashkërendimin me sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse.

Për mbështetjen e Kosovës ndaj Ukrainës, ka pasur edhe deputetë që e kanë çmuar atë dhe kanë bërë thirrje që Ukraina duhet me doemos të njohë pavarësinë e Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zelensky: Evropa duhet të qëndrojë e fortë ndaj Trumpit dhe Rusisë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *