KryesoreLajme

Ambasadori i Kosovës thotë se ne dy banka gjermane Kosova nuk figuron më e lidhur me Serbinë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se për vite me radhë dy banka në Gjermani e kanë lidhur Kosovën me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj.

Mirëpo Ajeti thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë më pasi emri i Kosovës figuron ashtu siç duhet.

“Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, thotë  Ajeti.

Lexo më shumë  Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Tutje thekson ai se nëse dikush ka parë ndonjë kompani apo institucion gjerman ku Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ta kontaktojë ambasadën atje.

“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla.” theksoi ambasadori.

Lexo më shumë  Turizmi në Kosovë vazhdon rritjen, mbi 46 mijë vizitorë në mars 2026

Rruga Press

YouTube player