Lajme

Ambasadori Guerot: Liberalizimi i vizave falë masave të marra nga Qeveria e Kosovës

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është një rezultat shumë i bukur për qytetarët që ka ardhur falë “masave të marra nga Qeveria e Kosovës”.

“Pikërisht shkaku i masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Emmanuel Macron u pajtua për liberalizim të vizave verën e kaluar”, ka shkruar Guerot.

Kosova sot ka kaluar pengesën e fundit për liberalizimin e vizave. Nesër bëhet nënshkrimi zyrtar, ndërsa nga 1 janari i vitit 2024 qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza.

Lexo më shumë  Guterresi dënon sulmin e Banjskës dhe kërkon që autorët të dalin para drejtësisë

Qeveria e Kosovës ka marrë meritat për liberalizimin.

“Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shpërthimi në Zveçan, flet serbi: U sulmova se bashkëpunova me shqiptarët
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *