Argument

Ambasadori gjerman pyet se pse Lista Serbe s’e ka dënuar dhúnén ndaj gazetarëve. Sepse ata po e organizojnë dhúnën z. Rohde dhe ju këtë e dini

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka pyetur se pse Lista Serbe nuk e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve të premten në Leposaviq nga huliganët.

Rohde në Twitter e ka thënë se palët duhet të bëjnë pjesën e tyre për ta shtensionuar situatën.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e Listës Serbe mes tyre. Pse? Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të shtensionuar situatën”, ka shkruar Rohde, duke komentuar videon e RTK-së teksa bandat kriminale ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve.

Lexo më shumë  Policë të veshur si banditë apo banditë të veshur si policë? Qeveria ka fshirë kufirin mes policit dhe kriminelit

Por pyetja e ambasadorit gjerman duhet të jetë me doemos retorike, sepse nuk ka mundësi që ai të mos e dijë përgjigjen e asaj që po pyet. Nuk mundet që z. Rohde të mos e dijë se Lisa Serbe nuk mundet t’i dënojë aktet e dhunës të cilat po i organizon vetë në koordinim me Beogradin zyrtar.

Të premten u shënuan tensione të mëdha në Leposaviq. U sulmuan nëntë gazetarë, prej të cilëve disa kanë marrë lëndime trupore. Gjithashtu, pjesëtarët e maskuar të bandave kriminale i kanë marrë pajisje të ndryshme ekipeve të mediave.

Rruga Press

Lexo më shumë  Policë të veshur si banditë apo banditë të veshur si policë? Qeveria ka fshirë kufirin mes policit dhe kriminelit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *