Lajme

Ambasadori amerikan në Kosovë beson në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi gjatë mandatit të Kurtit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është optimist se mund të arrihet një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë mandatit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hovenier në një intervistë për “Kossev” ka thënë se të gjitha kushtet janë, ndërsa shton se i kupton vështirësitë.

“ Unë jam diplomat, që do të thotë se jam optimist dhe realist, sepse kështu duhet të jesh kur je diplomat. Optimist tek unë do të thotë se nuk ka arsye pse të mos pajtohemi, sepse është në interes të Serbisë e Kosovës. Jam realist për faktin se është e vështirë. Ka çështje të vështira që kanë kosto politike. Të dyja palët do të duhet të angazhohen në mënyrë aktive dhe kreative dhe me një urgjencë për të arritur këtë, por besoj se është e mundur. Kjo natyrisht se është një prej prioriteteve të mia si ambasador amerikan në Kosovë”, tha Hovenier.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Ai thotë se si në Kosovë ashtu edhe në Serbi më nuk ka zgjedhje afër, ndërsa po ashtu shtoi se edhe kompletuar edhe ekipi i administratës Joe Biden në SHBA.

“Zgjedhje në Kosovë nuk do të ketë edhe për një kohë, ndërsa zgjedhjet në Serbi janë mbajtur së fundi, kështu që ka mundësi. Më në fund, administrata Biden formoi ekipin e saj, u desh pak kohë pas zgjedhjeve që presidenti të formonte ekipin për të punuar në këto çështje. Për këtë arsye besoj se tash ka kushte për të bërë përparim të vërtetë dhe për këtë jam sigurisht i përkushtuar. Unë e di që edhe ambasadori Hill në Beograd është përkushtuar”, tha Hovenier.

Lexo më shumë  Drejtori Gërvalla: RTK po funksionon në mënyrë të pavarur më shumë se kurrë

Ai ka thënë se është e drejtë legjitime e Kosovës që të aplikojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa ka shtuar se SHBA-ja e përkrah Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe euroatlantike.

“Qeveria e Kosovës ka të drejtë sovrane për të marrë vendim për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin integrimin e Kosovës, përfshirë edhe në Këshill të Evropës”, tha Hovenier.

Ai ka thënë se është mbresëlënëse se si ka përparuar Kosova në 20 vjetët e fundit.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *