KryesoreLajme

Ambasadori Ajeti takon kryeministrin e Baden-Württembergut, paralajmëron kapitull të ri bashkëpunimi me Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Landit gjerman të Baden-Württembergut, Cem Özdemir duke e cilësuar atë si fillimin e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe këtij landi.

Përmes një postimi, Ajeti bëri të ditur se ishte ambasadori i parë i një shteti evropian që u prit në takim nga Özdemir pas marrjes së detyrës si kryeministër i Baden-Württembergut.

Sipas ambasadorit, takimi konfirmoi marrëdhëniet e forta që Kosova dhe Baden-Württembergu kanë ndërtuar ndër vite në rrafshin historik, politik, ekonomik dhe kulturor.

Lexo më shumë  Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

“Riafirmuam angazhimin tonë të qartë për ta thelluar më tej këtë partneritet dhe për ta institucionalizuar bashkëpunimin ndërmjet dy qeverive tona”, theksoi Ajeti.

Ai vuri në pah se Baden-Württembergu është landi me mërgatën më të madhe kosovare në Gjermani, duke e cilësuar diasporën si një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve. Gjithashtu, sipas tij, kompanitë nga Kosova dhe Gjermania po japin një kontribut të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ajeti theksoi edhe lidhjet e ngushta në transportin ajror, duke bërë të ditur se vetëm gjatë kësaj jave janë planifikuar 25 fluturime direkte ndërmjet Prishtinës dhe Shtutgartit, si dhe katër fluturime të tjera me Karlsruhen/Baden-Baden. Sipas tij, këto linja ajrore janë dëshmi e lidhjeve të forta mes qytetarëve, familjeve dhe bizneseve të dy vendeve.

Lexo më shumë  Ndërtimet në Orikum dhe Dukat/ Banorët: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë

Ndërkaq,, ambasadori u shpreh optimist për të ardhmen e bashkëpunimit, duke theksuar se mbi bazën e marrëdhënieve ekzistuese do të krijohen mundësi të reja për forcimin e partneritetit politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet Kosovës dhe Baden-Württembergut.

YouTube player