Ambasadori Abbot: I shqetësuar me dorëheqjet e policëve serbë, i mirëpres përpjekjet e Qeverisë
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, ka qenë ambasadori i radhës i cili e ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me dorëheqjet e policëve serbë nga Policia e Kosovës.
A i tha se është në interes të komunitetit që policët serbë të punojnë në veri të Kosovës.
“Unë ndaj shqetësimin se një numër i policëve serbë të Kosovës të saporekrutuar kanë dhënë dorëheqje. Është në interes të komunitetit që policët serbë të Kosovës të vazhdojë të punojë në veri të Kosovës dhe ta bëjë këtë pa frikësime të brendshme apo të jashtme. Është jetike që Policia e Kosovës t’i përfaqësojë komunitetet të cilat i policon dhe i mirëpres përpjekjet e qeverisë për ta bërë këtë rast”, tha ai.
Ndryshe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të premte bëri të ditur se shtatë serbë të saporekrutuar në Policinë e Kosovës kanë dhënë dorëheqje.
Ajo e fajësoi Serbinë për frikësim e shantazh ndaj tyre si dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare të marrin masa.
Njëjtë ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i cili po ashtu ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të marrin masa ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Rruga Press