Lajme

Dritan Goxhaj reagon për herë të parë pas arrestimit, letër të hapur nga burgu

Ish-anëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj, i arrestuar në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale u lënë në burg me vendim të Gjykatës 2 ditë më parë. Ai ka reaguar për herë të parë pas arrestimit rreth një muaj më parë përmes një letre të hapur të publikuar edhe në faqen e tij në Facebook.

Goxhaj shprehet se “sot, Shqipëria dhe sistemi i saj juridik po tentohen të merren peng nga ZPS-ja (Zyra e Prokurorit Special) e Kosovës dhe Gjykata Speciale e Kosovës.

“Këto dy subjekte, pasi kanë marrë peng shtetin e brishtë dhe të ri të Kosovës duke e kthyer atë në kohën e Rankoviçit, kur shqiptarët arrestoheshin, dënoheshin dhe vriteshin vetëm për lirinë e fjalës, vetëm se guxonin të shprehnin hapur opinionet e tyre të cilat, kur binin ndesh me politikën vrastare rankoviçiane të Serbisë në Kosovë, u rrezikonin jetën dhe qenësinë shqiptarëve, po mundohen edhe sot që, përveç shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, të marrin peng edhe fjalën e lirë dhe ndërgjegjen në Kosovë nëpërmjet një grushti shteti juridik në Kosovë”, shkruan Goxhaj.

Lexo më shumë  Kurti mesazh BE-së: Kontrolloni progresin në lidhje me progresin demokratik dhe reformat e BE-së në rajon dhe pastaj bazoni politikat mbi ato të dhëna

Sipas Goxhajt, veprat për të cilat kjo prokurori ka ngritur akuzë ndaj tij nuk janë absolutisht kompetencë e kësaj prokurorie dhe as e kësaj gjykate, “por këto dy subjekte i kanë dhënë vetes tagrin që të marrin edhe kompetencat e prokurorisë dhe gjykatës së juridiksionit të përgjithshëm”. Dhe kjo, shprehet më tej ai nuk është as më shumë e as më pak se një grusht shteti kriminal.

Lexo më shumë  Sallahu e quan turp mosvotimin e Marrëveshjes për burgje: U dëmtuan marrëdhëniet me Danimarkën

Goxhaj u arrestuar rreth një muaj më parë në Tiranë me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje penale, të ngritura pas luftës në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player