Bota

Ambasada serbe në Moskë shënon përvjetorin e bombardimeve të NATO-s

Një përkujtimore për të shënuar 25 vjetorin e agresionit të NATO-s ndaj Serbisë është mbajtur mbrëmjen e së mërkurës në ambasadën serbe në Moskë.

Në këtë ngjarje u zbulua një pllakë në kujtim të viktimave, të titulluar “Ne mund të falim – nuk do të harrojmë” dhe prezantimi i librit “NATO para Gjykatës së Historisë”.

Një minutë heshtje u mbajt për të nderuar viktimat e bombardimit, ndërsa ambasadori serb Momçilo Babiç tha se Serbia pagoi një çmim të lartë për guximin e saj, raportoi TV shtetëror serb (RTS).

Lexo më shumë  Stoltenberg zhvillon vizitë të paparalajmëruar në Kiev

“Ne nuk kërkojmë të pamundurën, jemi një komb i vogël, por krenar. Për shkak të krenarisë sonë humbëm një të tretën e popullsisë sonë në Luftën e Dytë Botërore. Shkencëtarët seriozë e kanë vërtetuar se, po të mos kishim luftuar për liri, tani do të ishim 20 milionë”, tha Babiq.

Ne kemi paguar një çmim të lartë për mbrojtjen e interesave tona gjatë historisë, dhe sfida të reja janë ende përpara.

Lexo më shumë  Ushtria ruse ‘ka humbur’ 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë – humbje të mëdha edhe në armatim

“Ne jemi të rrethuar nga të gjitha anët nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne po përpiqemi të mbrojmë të drejtën tonë për ekzistencë dhe pavarësi dhe të mbrohemi nga çdo lloj konflikti”, tha ambasadori Babic.

Gjithashtu u njoftua se ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ai serb Ivica Daçiq do të takohen të enjten në Moskë.

Rruga Press

YouTube player