Bota

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, është takuar sot me homologun rus Sergei Lavrov në Moskë.

Nga Moska ishte bërë e ditur se Lavrov kishte ftuar homologun serb, për ta ndjekur nga afër së bashku ndeshjen miqësore në futboll mes kombëtareve të Serbiasë dhe Rusisë.

Daçiqi dukej i lumtur që po takohet me Lavrovin, vendin e të cilit pothuajse e tërë Evropa e ka sanksionuar si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Madje Serbia është vendi i vetëm në Evropë dhe Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, derisa të gjitha vendet perëndimore kanë refuzuar të kenë çfarëdo lloj takimi me elitën politike ruse.

Megjithatë kështu nuk po ndodhë me Serbinë, e cila është deklaruar haptazi se nuk do t’i vendosin sanksione Moskës dhe se vazhdojnë ta konsiderojnë si aleat të përbetuar.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Në anën tjetër Serbia do të jetë kombëtarja e parë evropiane, që do të luaj një ndeshje futbolli në Rusi që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player