Ambasada ruse në Maqedoni: Kosova është Serbi, Krimea është Rusi
Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”.
“Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, ishte shkrimi i ambasadës në Twitter.
Publikimi nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë në median sociale. Por, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që e dënon këtë veprim në mesin e tensioneve në veri të Kosovës.
Rruga Press