Për herë të parë në histori shkencëtarët kryejnë me sukses transfuzion të gjakut artificial

Për herë të parë në historinë e mjekësisë, shkencëtarët kanë transfuzuar gjak artificial te njerëzit.

Merita për këtë avancim të mjekësisë i shkon ekipit hulumtues të Universitetit të Bristolit.

“Sasi të vogla gjaku, testohen te njerëzit për të parë se si funksionon gjaku artificial në trupin e tyre”, thonë shkencëtaret.

Ata theksojnë se synimi kryesor i tyre është krijimi i bankave të gjakut për grupet e rralla të gjakut. Siç thekson shkencëtarja, Ashley Toye nga Universiteti i Bristolit, disa grupe gjaku janë aq të rralla sa që mund të ketë vetëm 10 njerëz në Britaninë e Madhe që mund të dhurojnë atë lloj grupi.

Gjaku u rrit në laborator nga qelizat staminale të vullnetarëve Siç shpjegon BBC , gjaku artificial u zhvillua në laborator nga qelizat burimore të vullnetarëve.
Qëllimi i zhvillimit të tij nuk është të zëvendësojë transfuzionet e gjakut nga dhuruesit vullnetarë të gjakut.

Shkencëtarët duan të prodhojnë grupe të rralla gjaku, për të cilat ka mungesë të vazhdueshme të dhuruesve të gjakut. Arritja mjekësore e shkencëtarëve britanikë është jetike për pacientët që kanë nevojë për transfuzion gjaku të rregullt.

Vlen të theksohet se transfuzionet e shpeshta janë të nevojshme te pacientë që vuajnë nga anemia mesdhetare dhe anemia me qeliza facilome. Këta pacientë kanë nevojë për gjak rregullisht për të mbijetuar. Nëse gjaku që ata marrin nuk përputhet me gjakun e tyre, trupi i tyre fillon ta refuzojë atë. Deri më tani nuk janë raportuar efekte anësore tek dy pacientët që kanë bërë transfuzion të gjakut artificial.

Rruga Press

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese