Lajme

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri shpërndan Blinkenin: Nëse Rusia pushton Ukrainën, çfarë vjen më pas?

Teksa në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë vjen era “barut” dhe ndërkombëtarët kanë paralajmëruar një luftë të mundshme, një reagim lidhur me këtë konflikt ka ardhur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se konflikti ruso-ukrainas, mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus, por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.

Lexo më shumë  Paketa Fiskale 2027, edhe bizneset gjermane kundër rritjes së taksave në Shqipëri

Ky është një citim i Sekretari të Shtetit Antony Blinken, që Ambasada e SHBA ka zgjedhur ta publikojë, në kuadër të reagimeve për konfliktin në Ukrainë.

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Lexo më shumë  Ardit Gjebrea në SPAK, merret në pyetje nga BKH për hetimet ndaj Erion Veliajt

Rruga Press

YouTube player