Aliu: Rehabilitimi i Linjës Hekurudhore që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë, po ec me ritme të shpejta
Rehabilitimi i linjës hekurudhore të 10 të Kosovës që përfshin Linjat Fushë Kosovë – Hani i Elezit, si dhe Fushë Kosovë – Mitrovicë e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, po ec me ritme të shpejta.
Kështu bëri të ditur përmes një postimi, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili publikoi pamje nga kjo linjë hekurudhore dhe paraqiti disa prej punëve që po bëhen sic janë: rinovimi i binarëve, riparimi i tuneleve, si dhe instalimi i pajisjeve të telekomunikacionit
Projekti hekurudhor 10 i Kosovës është pjesë e rrjetit hekurudhor kryesor të Ballkanit Perëndimor, një zgjerim i Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit, e cila është pjesë e përpjekjeve më të gjera të BE për të promovuar lidhjen e transportit në Ballkanin Perëndimor.
Rruga Press