KryesoreLajme

Aliu: Për 2 vjet, 500 nxënës përfituan kurse falas në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se për 2 vjet 500 nxënës kanë përfituar kurse falas në këtë komunë.

Aliu, përmes një postimi në facebook u shprehë se nxënësit po zhvillojnë aftësi të reja në programim, dizajn grafik dhe gjuhë të huaja.

“Lajmi i radhës i kësaj jave në arsim: Për 2 vjet 500 nxënës përfituan kurse falas!

Lexo më shumë  Surroi: Deputetët kanë mundësinë që sot të votojnë për pakon që përfshin presidentin, Specialen e Këshillin e Evropës

Ata po zhvillojnë aftësi të reja në programim, dizajn grafik dhe gjuhë të huaja, falë bashkëpunimit me programin “Flutura Academy”.

Investojmë sot në edukimin e nxënësve tanë, për t’i përgatitur si profesionistë të së nesërmes!”, ka shkruar Aliu.

Rruga Press

YouTube player