Aliu: 352 mijë ndërtime pa leje në nivel vendi
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të enjten, gjatë shqyrtimit të parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka theksuar nevojën për miratimin e tij.
Edhe pse ka thënë se ligji në parim është “i padrejtë e i amniston ndërtuesit pa leje”, ai ka theksuar se në kuptimin e banorëve që i shfrytëzojnë sot ato banesa, duhet të bëjnë zgjidhje,
Aliu ka sqaruar se më këtë ligj do të legalizohen ndërtimet pa leje që i plotësojnë kushtet për leje, e të cilët nuk i kanë ndjekur procedurat siç është e përcaktuar me ligj.
“Jemi në situatën ku 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, 46 mijë vetëm në Prishtinë. Mbi 75% të ndërtimeve janë ndërtime pa leje. I gjithë planifikimi që është bë për vjet është bërë pa i marrë parasysh këto ndërtime pa leje”, ka theksuar Aliu.
Rruga Press