Lajme

Aleanca e befasuar nga Alternativa!, Aziri: Ata vendosën varrierë, ASh asnjëherë nuk i braktisi partnerët e koalicionit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me përfshirjen e Alternativës ne qeveri. Sipas Azirit, ASH asnjëherë nuk i ka larguar apo braktisur partnerët e koalicionit dhe është aty ku ka qenë edhe më parë dhe ku e kanë vendin.

“Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk i ka larguar dhe braktisur partnerët e saj. Aleanca për Shqiptarët gjithnjë ka qëndruar komfor marrëveshjeve që i ka pasur. Gjithnjë ka qëndruar në pozicionet që i ka ndërtuar së bashku me partnerët e koalicionit. Edhe në këtë moment që ne flasim, ne jemi aty ku ishim para një jave, para dy jave, në zgjedhje parlamentare dhe pas zgjedhjeve parlamentare dhe do të vazhdojmë të mbetemi aty ku e kemi vendin”

Lexo më shumë  Arbërishtja, gjuhë zyrtare për shërbimet e gazetarisë dhe programeve në kanalet e RAI Calabria

Në lidhje me prishjen e koalicionit me AAA-në, ai tha se ishte kjo parti e cila vendosi barriera shumë të forta mes partnerëve të koalicionit.

“Veprimet e fundit të Alternativës kanë vendosur barriera shumë të forta mes neve dhe atyre. Ata ishin me neve dhe faktikisht u larguan dhe zgjodhën një anë tjetër”, shtoi Aziri. /News33.tv/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *