KryesoreLajme

“AlbKings”, reagimi i Haxhiut: Prokuroria kompromis me dhunuesit, jo drejtësi për viktimat

Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur në rastin e grupit famëkeq “Albkings”, duke e cilësuar atë si një legalizim institucional të mosndëshkimit të dhunuesve.

Ajo tha se ky nuk është rasti i parë ku drejtësia në Kosovë tregon fytyrën e saj patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore, por marrëveshja e fundit përbën një kompromis të papranueshëm.

Lexo më shumë  Kurti: E turpshme mungesa e mbështetjes nga opozita për Feride Rushitin, deri dje mburreshin me të në postime

“Prokuroria, në vend që të mbrojë viktimat dhe të dërgojë mesazhin e qartë se ngacmimi nuk tolerohet, ka zgjedhur rrugën e kompromisit me dhunuesit dhe poshtërimin e viktimave”, theksoi Haxhiu.

Grupi “Albkings” ka qenë një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite me radhë ka shkatërruar jetën e shumë vajzave dhe grave në Kosovë përmes publikimit të imazheve pa pëlqim, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme.

Lexo më shumë  Bashkëpunimi Kosovë–Japoni në fokus të takimit Maqedonci–Tanigaki

Ajo bëri thirrje që kjo marrëveshje të refuzohet dhe gjykatat të shqiptojnë dënime në përputhje me legjislacionin, duke i dhënë viktimave drejtësinë që meritojnë.

Rruga Press

YouTube player