KryesoreLajme

“AlbKings”, reagimi i Haxhiut: Prokuroria kompromis me dhunuesit, jo drejtësi për viktimat

Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur në rastin e grupit famëkeq “Albkings”, duke e cilësuar atë si një legalizim institucional të mosndëshkimit të dhunuesve.

Ajo tha se ky nuk është rasti i parë ku drejtësia në Kosovë tregon fytyrën e saj patriarkale dhe të pandjeshme ndaj krimeve me bazë gjinore, por marrëveshja e fundit përbën një kompromis të papranueshëm.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

“Prokuroria, në vend që të mbrojë viktimat dhe të dërgojë mesazhin e qartë se ngacmimi nuk tolerohet, ka zgjedhur rrugën e kompromisit me dhunuesit dhe poshtërimin e viktimave”, theksoi Haxhiu.

Grupi “Albkings” ka qenë një mekanizëm i organizuar i dhunës digjitale dhe seksuale, i cili për vite me radhë ka shkatërruar jetën e shumë vajzave dhe grave në Kosovë përmes publikimit të imazheve pa pëlqim, kërcënimeve dhe shantazheve të vazhdueshme.

Lexo më shumë  Sveçla: Me miratimin e ligjit të ri, qytetarët tanë nga mërgata që janë detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës do të rikthejnë shtetësinë me procedurë të lehtësuar

Ajo bëri thirrje që kjo marrëveshje të refuzohet dhe gjykatat të shqiptojnë dënime në përputhje me legjislacionin, duke i dhënë viktimave drejtësinë që meritojnë.

Rruga Press

YouTube player