KryesoreLajme

Alarmon Trajkoviqi: Ka zëra se Radojiçiqi ndodhet në veri, po përgatitet për hakmarrje

Politikania serbe, Rada Trajkoviq ka dhënë një deklaratë alarmante sa i takon kryekrimineli Milan Radoiçiq i cili mbajti përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Ajo shprehet se Radoiçiqi ndodhet në veri të Kosovës dhe po përgatitet për hakmarrje për terroristët e vrarë më 24 shtator nga Policia e Kosovës.

“Ka zëra se ai ndodhet në veri të Kosovës dhe se po përgatit hakmarrje për të rinjtë e vrarë. Në përgjithësi, ne shohim dhe presim që ambasadori amerikan Christopher Hill ta pyesë Aleksandër Vuçiqin se pse personat që janë në listën e zezë janë bashkëpunëtorët e tij më të mëdhenj”, ka thënë Trajkoviqi në një intervistë për mediumin opozitar serb “N1”.

Ndërsa, duke folur për shpërthimin e grantës së dorës në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, ajo ka thënë se është “mesazh” për serbët nga Kosovës, “që mund të kalojnë si Oliver Ivanoniqi”, i vrarë 6 vjet më parë.

YouTube player