Lajme

Akuzat për manipulime, monitoruesit e UEFA-s: Jemi këtu për të vlerësuar procesin zgjedhor të FSHF-së

Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur këto ditë në Shqipëri dhe po shqyrton akuzat për manipulime të zgjedhjeve nga ana e FSHF-së nëpërmjet votimeve në Shoqatat Rajonale. Luka Nikola (Shef i qeverisjes së federatave anëtare në UEFA), Luka Zajc (Shefi i Çështjeve Korporative) dhe Jan Hafner (Ekspert i çështjeve statutore dhe rregulloreve), që nga dita e hënë janë në vendin tonë duke shqyrtuar dokumentacionin e FSHF-së për ligjshmërinë e zgjedhjeve.

Siç u shpreh vetë Luka Nikola, objektivi kryesor ishte të vlerësohej ky proces zgjedhor i institucionit të futbollit, për të cilin kanë lindur dyshime të mëdha se ka baza të shëndosha ligjore.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

“Së pari, për të shpjeguar kontekstin e misionit tonë, ne kemi ardhur në vijim të vizitës së fundit të Presidentit të UEFA-s në Shqipëri, ku ai u takua me Kryeministrin e Shqipërisë si dhe me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ne mbërritëm të hënën dhe objektivi i misionit tonë është të vlerësojë procesin zgjedhor të FSHF-së si edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të planifikuar për t’u zhvilluar më 2 mars 2022. Gjithashtu, ky mision përfshin edhe vlerësimin e rasteve të mundshme të ndikimit të papërshtatshëm nga palët e treta në procesin zgjedhor.

Sapo misioni ynë të përmbyllë vizitën, do të përgatisim një raport për drejtuesit e UEFA-s dhe bazuar në këto gjetje ne do t’i komunikojmë FSHF-së qëndrimin e UEFA-s”, ishin fjalët e tij të thëna për faqen e FSHF, institucion i cili në këto ditë po kalon në sitë të plotë nga ndërkombëtarët që kanë marrë sinjalizime për parregullsitë.

Lexo më shumë  Pas skandalit korruptiv, PS propozon “privatizimin” e tenderave të AKSHI

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *