Lajme

Akuzat e SPAK-ut ndaj Fatmir Mediut, “Gërdeci” do hetohet dhe për pastrim parash

SPAK njoftoi këtë të mërkurë mbylljen e hetimeve në lidhje me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu për çështjen “Gërdeci”.

Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues

Mediu i mohoi akuzat në gjykatë dhe tha se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.

“Prokuroria e Posaçme ka dërguar në GJKKO dosjen ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, me dy akuza atë të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Lexo më shumë  Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker

Krahas Mediut per të cilin është dorëzuar kërkesa në GJKKO për gjykim për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues SPAK ka hapur hetim më vete edhe për akuzat e pastrimit të parave dhe korrupsionit lidhur me çështjen e Gërdecit.

“Në kuadër të këtij proçedimi penal janë kryer gjithashtu veprime të mëtejshme në lidhje me proçedurën e shitjes së municioneve luftarake nga Ministria e Mbrojtjes dhe ndërmarrja “MEICO” ndaj shoqërive të huaja “Evdin” ltd, me seli në Qipro dhe “AEY”, me seli në Florida”, njofton SPAK.

Lexo më shumë  Mbi 20 garazhe, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *