Lajme

Aktakuzë ndaj një polici serb për dhünimîn e një shqiptari gjatë lüftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë ndaj të akuzuarit me iniciale G.P. për vepër penale të dhunimit gjatë luftës në Kosovë.

Prokuroria Speciale ka sqaruar se i akuzuari si pjesëtar i forcave rezervë policore të Serbisë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, me përdorimin e dhunës fizike dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj mashkullit të nacionalitetit shqiptar.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

“Me këtë veprim i akuzuari ka kryer veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka ngritur aktakuzën e dytë në mungesë për raste të dhunimit gjatë luftës në Kosovë, pasi janë shterur të gjitha përpjekjet e prokurorisë për të siguruar pranin fizike të pandehurit në procedurë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *