Aksion te liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 11 vilave pa leje
Në orët e hershme të mëngjesit, në bregun e Liqenit të Ujmanit kanë arritur makineritë për të nisur rrënimin e 11 vilave pa leje
Punëtorët e ndërmarrjes publike “Ibër-Lepenci” kanë nisur aksionin për prishjen e këtyre vilave.
Policia e Kosovës konfirmoi se po ofron asistencë në liqenin e Ujmanit këtë mëngjes.
“Sot nga ora 07.00 kemi filluar asistimin e “Ibër Lepencit” dhe Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Jemi duke asistu në vendin e quajtur “Plazhi i shqiptarëve”, Zubin-Potok ku është planifikuar të rrënohen 11 shtëpi pushimi “, ka thënë Veton Elshani.
Rruga Press

