Lajme

Aksidenti tragjik në Greqi, një studente shqiptare mes të pagjeturve në Larisa

Komuniteti Shqiptar në Greqi ka njoftuar se një studente shqiptare e Mjekësisë ka qenë pasagjere në trenin që u përplas në Greqi. Bëhet fjalë për 21-vjeçaren Klaudia Lata, e cila sipas komunitetit shqiptar ndodhej në vagonin 2 të trenit i cili u përfshi nga flakët gjatë ëprplsjes me trenin e mallrave. Familja Lata në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat se vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Njoftimi i Komunitetit Shqiptar në Greqi

Kërkohet Klaudia!

Klaudia Lata, studentja 21 vjeçare e Mjekësisë është një nga pasagjerët e vagonit 2 të aksidentit të frikshëm në Evangjelismo, Tembi. Familja Lata, familja emigrante shqiptare në Larisa ka filluar procesin e identifikimit me ADN, ndërsa shpresat vajza e tyre të jetë mes të mbijetuarve thuajse janë shuar.

Komuniteti Shqiptar në Greqi shpreh hidhërimin e thellë për këtë aksident të frikshëm e plot pikëpyetje.

Ne solidarizohemi plotësisht me familjet e të prekurve nga aksidenti, jemi njësoj të shokuar e të indinjuar me humbjen e thellë e të padrejtë të kaq të pafajshmëve.

Ngushëllime familjeve të viktimave!

Njëkohësisht, si mbarë populli grek, kërkojmë të hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit e të drejtohen urgjentisht para drejtësisë fajtorët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *