Lajme

Ajeti: Gjermania mbetet një investitor i rëndësishëm në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, së bashku me këshilltaren e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Fëllanza Podrimja, kanë takuar Sekretarin Parlamentar në BMZ, (Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) Johann Saathoff.

Ajeti ka njoftuar se në bisedë shumë e hapur dhe përmbajtjesore, kanë biseduar mbi bashkëpunimin ekonomik mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Lexo më shumë  BIRN: Pse po dështon skema e kredisë studentore në Shqipëri?

“Vizita e fundit e Saathoff në Prishtinë ka dhënë tashmë impulse të rëndësishme. Jemi veçanërisht mirënjohës për mbështetjen në fushat e arsimit profesional, energjisë dhe mbrojtjes së klimës”, ka shkruar Ajeti në Facebook.

Sipas tij kjo formë e diplomacisë së butë formëson imazhin e Gjermanisë në botë në mënyrë thelbësore – dhe veçanërisht në Kosovë, e cila përmes mërgatës së saj është lidhur aq ngushtë me Gjermaninë.

Lexo më shumë  Protesta studentore e 13 tetorit/ “Nuk na dëgjuan as atëherë, nuk dëgjojnë as sot”, protestuesi: Universiteti duhet të ketë vlera, nesër të gjithë bashkë

“Një falënderim i sinqertë për z. Saathoff për bisedën e hapur dhe konstruktive. Gjermania mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar në BE dhe një investitor i rëndësishëm në Republikën e Kosovës’, ka thënë ambasadori.

YouTube player