Bota

Aeroplani luftarak suedez që mund të bëjë ndryshimin në luftën në Ukrainë

Pas një kohë të gjatë përpjekjesh për të marrë aeroplanë luftarakë F-16 nga SHBA dhe anëtarë të tjerë të NATO-s, Ukraina së shpejti mund të ketë një burim tjetër të aeroplanëve luftarakë të avancuar.

Raportet në Suedi thonë se qeveria e vendit po shqyrton mundësinë e dërgimit të aeroplanëve Gripen të prodhimit suedez te ukrainasit për t’i ndihmuar në luftën e tyre kundër Rusisë – duke i shtuar një dimension tjetër përfshirjes nordike dhe baltike në luftë, shkruajnë mediat e huaja.

Edhe pse pranimi i Suedisë në NATO varet ende nga Hungaria dhe Turqia (kjo e fundit që po përpiqet të sigurojë aeroplanë luftarakë F-16 nga SHBA), forcat ajrore suedeze tashmë kanë trajnuar disa pilotë ukrainas.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në gusht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti Gripen “krenarinë e Suedisë”, duke thënë se “Unë besoj fuqishëm se Gripen mund ta bëjë lirinë tonë shumë më të sigurt”.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Dhe pas përpjekjeve të stërzgjatura për të bindur SHBA-në për të dhënë leje për transferimin e F-16 nga aleatët e saj evropianë, perspektiva e një dërgese më të shpejtë të Gripen do të jetë joshëse për ukrainasit ndërsa ata po luftojë fort kundër pozicioneve ruse në juglindje të vendit.

Ndryshe, pavarësisht dekadave të neutralitetit të palëkundur ushtarak, Suedia kaloi pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë e shqetësuar për potencialin e veprimit sovjetik në zonën e Baltikut, dhe kështu zhvilloi një aftësi të fortë mbrojtëse, e cila nga ana tjetër e ka bërë atë një eksportues të pajisjeve ushtarake.

Dhe Gripen është një nga produktet e tij më të frikshme.

I prodhuar nga gjiganti i hapësirës ajrore Saab AB, Gripen thuhet se ka disa avantazhe ndaj F-16, disa prej të cilave e bëjnë atë veçanërisht të përshtatshëm për luftën e Ukrainës.

Së pari, ai u projektua duke pasur në mendje “kundërshtarin e njëjtë”.

Siç shpjegon grupi britanik i ekspertëve të mbrojtjes RUSI, aeroplani “është i projektuar në mënyrë eksplicite për t’iu kundërvënë sistemeve të raketave tokë-ajër ruse.

Gripen ka gjithashtu avantazhin e të qenit në gjendje të ngrihet dhe të ulet në pista të dëmtuara dhe madje edhe në rrugë të përditshme, dhe mund të “operohet” plotësisht nga një ekuipazh i vogël tokësor pa pasur nevojë të kthehet në një bazë ajrore të pajisur mirë.

Kjo mund të ketë shumë rëndësi për Ukrainën, bazat e së cilës janë goditur rëndë nga raketat dhe artileria ruse.

Dhe megjithëse transferimit të F-16-ve nga disa operatorë evropianë i është dhënë dritën jeshile, perspektiva që një furnizues tjetër mund të arrijë me një aset më të gjithanshëm është “joshëse për ukrainasit”.

Rruga Press

YouTube player