Lajme

Abuzimet me tamponët/Privatët kryen 380 mijë testime COVID, nga Shqipëria dolën 9,6 milionë udhëtarë

Laboratorët mjekësorë privatë kanë kryer 380 mijë testime anti-COVID deri në fund të vitit 2021. Kjo shifër përbën 4% të numrit të udhëtarëve që dolën nga Shqipëria, edhe pse në pjesën më të madhe të vitit kërkohej vërtetimi i testimit.

Mospërputhja e shifrave ngre dyshime për falsifikim me letrat e analizave, ose kontrabandë me kitet.

Ministria e Shëndetësisë licencoi 12 laboratorë për kryerjen e analizave të COVID, disa prej të cilëve u hapën rishtazi për këtë qëllim.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Ministria madje hoqi dorë nga testimet për arsye udhëtimi, duke ua lënë këtë detyrë vetëm privatëve.

Laboratorët që u licencuan të parët për analizat e COVID-19, siguruan fitime deri në 12 herë më të larta se vitet e kaluara.

Genius Lab, fitoi 1,9 milion euro nga 147 mijë që deklaronte në 2019. Pas tij, Intermedica i 4-fishoi fitimet, duke marrë 2,2 milion euro në vitin e pandemisë.

Lexo më shumë  Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës  

Edhe spitalet private kryen testime, por në xhirot e tyre, nuk i kanë ndarë bilancet e laboratorëve, çka e bën të vështirë gjetjen e faturave.

Fillimisht këta laboratorë, merrnin 12 mijë lekë për test, për ta ulur çmimin gradualisht deri në 3500 lekë që është sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *