Lajme

Abrashi: Jemi skeptikë nëse Serbia do ta dorëzojë Radojçiqin

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se janë skeptikë sa i përket bashkëpunimit me Serbinë për rastin e Radoiçiqit.

“Ne jemi skeptikë te bashkëpunimi i Serbisë, nuk mendojmë që Serbia është e interesuar që ta dorëzojë atë (Radojçiqin)”, ka thënë Abrashi.

Ndërsa për deklaratën e presidentit Vuçiq se Radoiçiq do të përballet me proceduara serioze në Serbi, ai ka thënë se kjo është vetëm një farsë.

“Sikur çdo deklaratë e tij, edhe kjo duhet të jetë farsë, sepse ne kemi dyshime tepër të bazuara që Millan Radoiçiq, gjersa po flasim tani, është duke u marrë aktivisht edhe me organizime tjera të natyrës së njëjtë në të ardhmen ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës. Po të mos ishte kështu, ai nuk do të ishte në liri, ndaj tij do të merreshim masa, do të bëhej edhe dorëzimi i tij në Kosovë. Mirëpo, është një farsë nëpërmjet të së cilësi s’i blen kohë para faktorit ndërkombëtar”, ka thënë Abrashi.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani përball Vuçiqit, nis seanca për Kosovën në OKB

“Mirëpo, pavarësisht këtij skepticizmit, nëse eventualisht në të ardhmen shtohet presioni ndërkombëtar, ndoshta edhe mund të ketë diçka”, ka thënë ai.

Ndryshe, INTERPOL, ka lëshuar urdhër-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Rashiq ka thënë se urdhri është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Lexo më shumë  Osmani ia thotë në sy Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit: Serbët e Kosovës janë në trysni nga Serbia

INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest jo vetëm për Milan Radoiçiq, por edhe për 11 persona të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

YouTube player