Abilekaj: Sot askush nuk e di kush e ka marrë vendimin, çfarë projekti ka që Muzeu Kombëtar, të mos jetë më aq bazik, pse do zgjasë 4 vjet? Ku do strehohen artefaktet gjatë kësaj kohe
Gazetari Enton Abilekaj përmes një statusi ka vënë në pah faktin e mbylljes së Muzeut Kombltar. Ai thekson se mbyllja e një institucioni të tillë ka hapa të caktuar. Mbi të gjitha çalon dhe transparenca mbi këtë projekt.
Statusi i plotë më poshtë:
Në çdo vend, sado anormal, mbyllja e Muzeut Kombëtar, rikonstruksioni aq më tepër, njoftohen muaj më parë. Projekti bëhet publik dhe hidhet në diskutim mes eksperteve, pastaj bëhet tenderi i hapur ndërkombëtar dhe pastaj fillojnë punimet. Kur mbyllja është 4 vjet, tejkaloj dhe mandatin e një qeverie, vendimi nuk mund të jetë, as i drejtorit, as i bashkisë dhe as i qeverisë.
Sot askush nuk e di kush e ka marrë vendimin, çfarë projekti ka që Muzeu të mos jetë më aq bazik, pse do zgjasë 4 vjet? Ku do strehohen artefaktet gjatë kësaj kohe.
Vetë mbyllja, por dhe heshtja nga shoqëria tregon qe vendi po tretet në të gjitha aspektet.